Tiranë, policia arreston "xhepistin" e urbanëve, 37-vjeçari vidhte portofolët e pasagjerëve

Tiranë- Arrestohet xhepisti i urbanëve në kryeqytet. Forcat e policisë së komisariatit numër 4 në Tiranë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme kanë kapur në flagrancë shtetasin Stefan Agolli, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.Ndalimi i tij u bë sepse më datë 16.06.2014, në orën 17:30, në rrugën “Bardhyl” në autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se ka vjedhur protofolin, me një shumë prej 7200 lekë, një shtetaseje.Shtetasi Stefan Agolli është kapur menjëherë pas ngjarjes në kryqëzimin e “Brrylit” në momentin që do të hidhte në lumin e Lanës sendet e vjedhura.Në cilësinë e provës materiale ju sekuestruan sendet e vjedhura. Nga puna e bërë dhe nga kontrolli i banesave të shtetasit Stefan Agolli, është bërë dokumentimi i 10 vjedhjeve të ndodhura si me poshtë:- Më datë 21.05.2014. - Më datë 03.02.2014. - Më datë 28.02.2014. - Më datë 17.04.2014 Më datë 03.06.2014 - Më datë 12.06.2014Gjithashtu u bë dokumentimi i ngjarjeve të ndodhura në territorin e Komisariatit Nr.3:- Më datë 11.04.2014, në autobuzin e linjes së Unazës dyshohet se i ka vjedhur telefonin celularin një shtetaseje, Më datë 14.03.2014 - Më datë 18.03.2014 - Më datë 31.03.2014 - Më datë 15.04.2014Ndërkaq materialet lidhur me këtë shtetas i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.