Hapet panairi dy ditor “Siguria Ushqimore kundrejt Qëndrueshmërisë Ushqimore”

Tiranë - Në kuadër të Platformës Ndërkombëtare të “Eating City”, Bashkia e Tiranës; Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave; Këshillin Shqiptar të Agro-Biznesit (KASH); Universitetin Europian të Tiranës dhe kompanisë “Risteco" në Itali, kanë organizuar në Tiranë një aktivitet 2-ditor, në lidhje me “Sigurinë Ushqimore”.Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, në fjalën e hapjes së këtij panairi u shpreh se:“Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me një nga platformat më të rëndësishme sot në botë që quhet “Eating City”, një projekt që Bashkia e Tiranës, shprehu gatishmërinë menjëherë sa u ofrua si ide, sepse ka të bëjë me ndërgjegjësimin e njerëzve se si ne të shihemi më mirë, se si ne duhet të jemi më të shëndetshëm, se si fermerët të jenë më afër konsumatorit, se si konsumatori të kuptojë ushqimin që do dhe sa e do, e si e do.Ky është roli i një Bashkie të mirë dhe kjo është pjesë e politikave të ngritura nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.Ne, do të përpiqemi maksimalisht që tregjet tona të jenë efikase dhe të kenë hapësirat e duhura, produktet të jenë të çertifikuara, të kontrolluara mirë, të monitoruara nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, i cili është mekanizimi kryesor, pjesë e politikave të Bashkisë së Tiranës në këto tre vite, për të qenë sa më afër dhe në mënyrë të sigurt pranë konsumatorit të Bashkisë së Tiranës.” - u shpreh Xhindi.Maurizio Marianin nga kompania “Risteco”, në aktivitetin e zhvilluar gjatë data 13-14 qershor, ndër të tjera u shpreh se Tirana luan një rol të rëndësishëm në krijimin e marrëdhënieve të besuesshme mes prodhuesve dhe konsumatorëve.“Faleminderit për ftesën qytetit të Tiranës dhe prodhuesve të agrikulturës në Shqipëri. Mendoj se qyteti i Tiranës luan një rol të rëndësishëm, si të gjitha qytetet në krijimin e një marrëdhënie më me shumë besim mes prodhuesve dhe konsumatorëve dhe duke u shndërruar në vendin ideal, ku ushqimet shiten dhe këmbehen drejtpërdrejtë mes prodhuesve dhe konsumatorëve, pa shumë ndërmjetës.Besoj gjithashtu, që ky është interesi i Europës dhe i shtetit shqiptar, lehtësimi i marrëdhënieve mes prodhuesve të vegjël, që përfaqësojnë zhvillimin ekonomik, përfaqëson punësimin dhe konsumatorin final. Ky është absolutisht hapi i parë drejt një mënyre të re për blerjen dhe shitjen e produkteve ushqimore me mbikëqyrjen dhe rolin e rëndësishëm që qyteti duhet të luajë në këtë drejtim”-tha Marianin.“Eating City” ¬është një program aktivitetesh shumë –vjeçar, i krijuar në 2010 nga Risteco Consuntium – Terre Citoyenne në Torino të Italisë, i bashkëfinancuar nga Kryetari i Fondacionit Charles Leopold Mayer Foundation for the Advancement of People (FPH) në Paris. Ky program në eventet e tij mbarë Europës, Afrikës dhe Azisë është mbështetur nga pushteti vendor dhe strukturat e tij që merren me ushqimin dhe sigurinë ushqimore.