Zhduket dëshmia e gazetarit Skuqi për drogën, deputetët demokratë i kërkojnë llogari Metës
Kuvendi ka fshirë dëshminë e gazetarit, Telniq Skuqi, për trafikun e drogës nga ajri në Komisionin e Medias. Një fakt i tillë bëhet me dije nga deputetët demokratë, anëtarë të këtij komisioni, të cilët i janë drejtuar me një kërkesë kreut të Kuvendit, Ilir Meta, ku i kërkojnë sqarim se mbi çbazë ligjore është urdhëruar fshirja e regjistrimeve audio të dëgjeses së gazetarit Skuqi.“Shprehim keqardhjen tonë për këtë qëndrim obstruksionist, i cili bie në kundërshtim me deklaratat e qeverisë që "do të luftojmë pa kompromis narkotrafikun" .Më tej, kur kërkuam procesverbalin e mbledhjes, mësuam se me urdhër nga lart regjistrimi audio i seancës dëgjimore ishte fshirë. Mendojmë se kjo është anormale, e kundraligjshme si dhe në kundërshtim me përcaktimet e nenit 36 pika 1 të Rregullores së Kuvendit.Me anë të kësaj shkrese kërkojmë nga Ju, si Kryetar i Kuvendit, në vijim të përgjegjësive që ju ngarkon neni 7 pika 1 e Rregullores së Kuvendit që të na jepni sqarime të hollësishme lidhur me sa më sipër” thuhet në kërkesë.Shkresa që mban firmën e kreu të komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Genc Pollo, bën një panoramë të gjithë mbledhjes së Komisionit, arsyeve të thirrjes së gazetarit për të dëshmuar dhe qëndrimit të mazhorancës në mbledhje.“Më date 26 maj 2014, bazuar në nenin 36 pika 1 të Regullores së Kuvendit, në vijim të lajmeve mediatike e të një propozimi të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë, 9 deputetë, anëtarë të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, paraqitën kërkesën për mbajtjen e një seance dëgjimore me gazetarin z. Telnis Skuqi. Artikujt investigativë të botuar nga gazetari Skuqi ishin të parët që sinjalizuan një rritje të narkotrafikut si dhe përdorimin e avionëve të vegjël për këtë qëllim përpara se kjo cështje të debatohej në Kuvend. Duke qenë se zoti Skuqi ishte kërcënuar e dhunuar ne vijim të botimit të artikujve investigativë të tij, ne, si deputetë nënshkrues të kërkesës për dëgjesë, përvec mbledhjes së informacionit për këtë rast të vecantë synonim inkurajimin e veprimtarisë investigative e të denoncimit të narkotrafikut nga e gjithë shoqëria si dhe të mbrojtjes e inkurajimit të lirisë së shtypit. Fatkeqësisht, përfaqësuesit e maxhorancës u shprehen kundër realizimit të kësaj seance dëgjimore, duke arritur deri aty sa, zv.kryetari i komisionit të deklarojë në mbledhjen e komisionit që po shqyrtonte kalendarin e tij se: Ju nuk e realizoni dot seancën dëgjimore pasi ne nuk marrim pjesë dhe në këtë mënyrë ju nuk keni kuorum për të zhvilluar mbledhje. Me kërkesën tonë, mbështetur në nenin 36 pika 1 të Rregullores, i cili detyron komisionin për zhvillimin e mbledhjes kur ajo kërkohet nga jo më pak se një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit, seanca dëgjimore u caktua për tu zhvilluar më datë 28 maj 2014. Në këtë datë, nga deputetët e maxhorancës u paraqit vetëm zëvendës kryetari i komisionit, i cili deklaroi se mbledhja nuk mund të zhvillohet pasi nuk ka kuorum”.Firmëtarë të tjerë të kësaj kërkese janë dhe deputetët:1. Bedri Hoxha2. Myqerem Tafaj3. Luçiano Boçi4. Gerti Bogdani5. Gjergji Papa6. Astrit Veliaj7. Eleina Qirici8. Liliana Elmazi9. Voltana Ademi