PDK: Papa Francesku do të vizitojë Shqipërinë më 21 shtator
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2014, 14:52
Tiranë - Më 21 shtator të këtij viti, Papa Francesku do të vizitojë Shqipërinë. Lajmin e ka dhënë kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, për mbështetësit e tij në Fb."Një lajm shumë i mirë për besimtarët katolikë dhe Shqipërinë,"- shkruan Ndoka në mesazhin e tij." - "Më datë 21 shtator, Papa Francesku do të vizitojë vendin tonë. Vëmendja e gjithë botës do jetë tek Shqipëria, bekimi i Papës së Shenjtë do të jetë për ne,"- përfundon kreu i PDK-së.armanda shtembari/Oranews.tv(Mesazhi i kreut të PDK në Facebook)