Himarë, Goro: Pushuesit mirë se të vijnë, plazhet më të pastër e të çliruar
Himarë - Himara këtë vit është e gatshme t’i presë, akomodojë dhe kënaqë pushuesit e saj më mirë se një vit më parë.Këtë e ka thënë për “Ora News”, kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i cili, duke iu referuar punës së bërë këtë kohë, tha se Himara dhe 7 fshatrat e saj janë disi më të pastra nga ndërtimet pa leje; gjithashtu edhe plazhet janë kthyer në identitet dhe sivjet pushuesit mund ta shijojnë bregdetin dhe natyren e bukur që Zoti i ka dhuruar jugut pa shume kosto duke iu referuar plazheve.Tanimë, lejet e shfytëzimit të plazheve nga operatorët turistikë janë më të kontrolluara dhe me kritere të reja; gjithashtu ka më shumë hapësira ku mundet të besh plazh pa paguar shezllonet apo çadrat.Himara, Dhërmiu, Drimadhasi, Qeparoi etj., fshatra që lagen nga deti Jon janë edhe m të pastra falë punës së bërë për pastrim.Gjithashtu, edhe infrastruktura është më e përmirësuar, pasi u është dhënë akses pushuesve të shëtisin në bulevardet e Himarës, dikur të uzurpuara nga lokalet.Janë marrë të gjitha masat për mos të munguar uji dhe energjia elektrike si dhe për çdo emergjencë janë ngritur grupet e punës. Edhe Porti i Himarës është i gatshëm të strehojë veliere ose varka të vogla me turistë apo të presë anije turistësh, nëse do të ketë të tilla.Gastronomia e zonës dhe akomodimi, si në hotele edhe në shtëpite e dhëna me qera e kanë përmirësuar cilësinë dhe kanë zgjeruar vendet për akomodim duke garantuar një shërbim cilësor.ar.sh/Oranews.tv