Tre gratë bose të kokainës në Pejë, trafiku i drogës Shqipëri-Kosovë

Policia Kosovare ka publikuar pamjet e banesës që përdorej si laborator droge, prej ku përpunohej lënda narkotike dhe më pas transportohej për në Shqipëri.3 gra rezultojnë të jenë boset e kokainës në Kosovë.Autoritetet kosovare nuk kanë dhënë emrat por vetëm inicialet V.T e lindur më 1964, V.B e lindur më 1972, V.B e lindur më 1981 si dhe mashkull me iniclaet A.Z . Në banesën që rezultoi të ishte një laborator droge në rajonin e Pejës janë gjetur pajisje që shërbejnë për marrje, përzirje dhe paketim të substancave narkotike. Autoritetet policore deklaruan se ky grup kriminal ka ndërvepruiar në terriotrin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.Policia tha se janë gjetur dhe sekuestruar 18 kg e 235 gram lëndë narkotike të llojit kokainë, 5 kg e 995 përzirës për të rritur sasinë e kësaj substance, 8 litra acid klorhidirk, 246 litra aceton , 7 litra hidro kiselinë, pajisje laboratorike mikser, ventillatorë, llampa, doreza, peshore etj.Gjithashtu janë sekuestruar dy automjete, një pistoletë me silenciator 1200 euro, por edhe lekë shqiptare dhe franga. Sipas policisë sasia e lëndës narkotike dhe sendeve të tjera të skuestruara kapin vlerën e rreth një milion eurove.