Gjirokastër,Antidroga kap 500 kg drogë në Gërhot, shoferi arratiset kodrave

Gjirokastër – Policia e Gjirokastrës është në ndjekje të shoferit të një furgoni të mbushur me lëndë narkotike, i cili, sapo ka konstatuar policinë, ka braktisur një furgon të mbushur me 500 kg lëndë narkotike.Operacioni antidrogë me emrin e koduar “Gërhoti” , u zhvillua paraditen e sotme, duke kapur 500 kg drogë, ndarë në pako të mëdha e të vogla.Burimet nga policia bënë të ditur se operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, për një furgon që lëvizte në rrugë dytësore në zonën e Gërhotit dhe transportonte një sasi të madhe lënde narkotike.Gjatë ndjekjes, drejtuesi i furgonit “Spint Benx” me targa AA 359 HN ka braktisur mjetin dhe ka mundur të largohet në kodrat e Parkut të Viroit, ku vijon ndjekia për kapjen e tij.Ai është identifikuar tashmë nga ana e policisë.Në brendësi të furgonit u gjendën çanta te mbushura me pako me marihuanë, pako të mëdha të mbushura me pako te vogla, rreth 500 kg në total.Lënda narkotike ishte transportuar me krahë gjatë natës nëpërmjet kodrave, nga Lazarati për në Gërhot.ar.sh/Oranews.tv