Plagoset me plumb qorr, 45-vjeçari nga Lazarati ndërsa spërkaste hardhitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2014, 13:53
Gjirokastër – Një 45-vjeçar nga fshati Kordhoc i Lazaratit, Sh.Meci, është plagosur paraditen e sotme nga një plumb qorr në shpatull.Ai ishte duke spërkatur hardhitë.Për të u dërgua një helikopter, që e ka transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranës, ku do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale.Policia e Gjirokastrës ka shkuar në vendin ku ndodhi plagosja dhe është duke hetuar autorët e mundshëm.ar.sh/Oranews.tv