Sot dhurohet gjak në të gjithë botën: "Të dhurojmë për të shpëtuar nënat”

Tiranë – Sot, Shqipëria përfshihet në nismën botërore "Dhuro gjak për ato që dhurojnë jetë", në kuadër të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut.Çdo ditë vdesin 800 gra si rrjedhojë e komplikacioneve që ato kanë gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës. Pjesa më e madhe e këtyre vdekjeve janë në vendet që janë në zhvillim. Një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë tek gratë është hemorragjia e rëndë gjatë dhe pas lindjes së fëmijës.Edhe Ministria e Shëndetësisë  e Shqipërisë, që prej vitit 2004, kur çdo vit në 14 Qershor në shumë vende të botës organizohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, rrit ndërgjegjësimin për sigurimin e gjakut të sigurt dhe produkteve të tij duke u bërë pjesë e fushatës së përbotshme.Për këtë vit, fokusi i fushatës është: “Dhuro gjak për ato që dhurojnë jetë. Gjak i sigurt për të shpëtuar nënat”!ar.sh/Oranews.tv