Adidas, Nike, Puma: Kush do ta fitojë Kampionatin Botëror?
Kampionati Botëror në Brazil nuk ka rëndësi vetëm për ekipet dhe lojtarët në fushë, por sidomos për prodhuesit e artikujve sportivë."Sigurisht Kupa e Botës ka një rëndësi shumë të madhe për ne dhe ne e përdorim këtë ngjarje për të tërhequr vëmendjen për produktet tona, qoftë me reklamat në anë të fushave apo në uniformat e sportistëve nga e gjithë bota" tha për DW-në zëdhënësi i Adidas Mangels.Ngjarjet e mëdha të futbollit si Kampionati Evropian apo tani Kupa e Botës në Brazil janë gjithmonë platforma të mëdha për artikujt sportivë, thotë edhe zëdhënësi i koncernit konkurrent nga SHBA, Nike, Olaf Markhoff: "këtë vit madje edhe më shumë për shkak se Nike ka pajisur ekipin brazilian dhe për këtë arsye, natyrisht fiton një vëmendje shumë të veçantë."Nike është furnizuesi zyrtar i dhjetë prej ekipeve që marrin pjesë në kampionat. Përveç Brazilit në to bëjnë pjesë edhe Anglia, Holanda apo SHBA. Prodhuesi gjerman Adidas është furnizuesi i nëntë ekipeve, si Gjermania, Argjentina dhe Spanja. Si sponsor zyrtar dhe partner i FIFA-s Adidasi ka prodhuar edhe këtë herë topin zyrtar të ndeshjeve dhe pajis të gjithë gjyqtarët, fëmijët që dalin në fushë kur hyjnë ekipet si dhe ndihmësit vullnetarë.Puma, gjithashtu nga Gjermania, e cila në botën artikujve sportivë renditet e treta, ka nën kontratë tetë ekipe. Ekipi më i spikatur është kampionia aktuale e botës Italia. Por në listën e pajisjeve mbizotërojnë ekipet afrikane. Kjo ka "arsye historike" shpjegon zëdhënësi i Pumës Ulf Santjer. "Ne jemi prej 15 vjetësh aktivë në kontinentin afrikan dhe furnizojmë atje dhjetë ekipe." Për Kampionatin në Brazil janë kualifikuar këtë herë Kameruni, Algjeria, Bregu i Fildishtë dhe Gana." Fanelat do të jetë shumë interesante," thotë Santjer, sepse për dizajnin kemi përdorur elemente specifike të vendeve. P.sh. në fanelat e ekipit të Bregut të Fildishtë kemi përfshirë elefantë.Shpenzimet mbeten sekretPër kostot e marketingut, të sponsorizimeve dhe të reklamave koncernet nuk flasin. Vetëm shefi i Adidas-it Herbert Hainer tha se kemi të bëjmë me një shumë dyshifrore që shkon në miliona. Por nëse këto shpenzime në fund ia vlejnë, natyrisht kjo nuk dihet , thotë në këtë kontekst Markus Voeth, profesor për marketingun në Universitetin e Hohenheimit. Prandaj shumë gjëra bëhen thjesht në mënyrë që t'i pritet rruga konkurrencës, thotë ai. Nike p.sh. i është kundërvënë vitet e fundit më fort dominimit të Adidas-it në futboll. "Për këtë shkak Adidas-it i lindi nevoja që për Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil të shpenzojë shumë për reklamat dhe marketingun," thekson eksperti.Shumica e këtyre shpenzimeve bëhen për reklama në internet. "Ne nuk shpenzojmë pothuajse fare para për reklama të shtypura," thotë shefi i Adidas-it Hainer. Facebook, Twitter, YouTube dhe Instagram janë fushat ku zhvillohen sot beteja të nxehta për të tërhequr sa më shumë klientë.ar.sh/Oranews.tv(Në foto: Fanellat e Boterorit 2014 të Ganës, Rusisë, Japonisë dhe Bosnjes)