VIDEOLAJM/Thirrje burrave shqiptarë nga OKB: "Mbroni gratë" në shqip

OKB-ja ka ngritur një himn për gratë, himn për të ndaluar djemtë e burrat, të dhunojnë femrat, një himn që këndohet edhe në gjuhën shqipe nga 11 artistë shqiptarënën tingujt e këngës “Zbrite diellin”.Himni është frymëzuar nga fushata e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së “Bashkoju për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas” dhe nismës globale “Bëje botën portokalli”. PNUD-i, UN Women Shqipëri, Qeveria e Suedisë dhe ajo shqiptare, “Sot për të ardhmen”.PNUD ka ftuar nëpërmjet rrjeteve shoqërore, shpërndarjen e këtij video – mesazhi me fjalët:“Ndaje kete video me shoket, femijet e te afermit e tu, nese dhe ti je kunder dhunes ndaj grave e vajzave.”Këtij mesazhi i janë bashkuar eedhe 11 Ambasadorë të Paqes, artistët: Rosela Gjylbegu, Classic Boys, Era Rusi, Emi Bogdo, Renis Gjoka, Lind Islami, Olta Boka, Erik Lloshi dhe Ardita Meni, thurin zërat e tyre për të jetësuar një video muzikore me autorë Pandi Laçon, Adrian Hilën dhe Egon Musliun.Ndonëse në krye iu bënin thirrje djemve e burrave shqiptarë për të mbajtur një qëndrim kundër dhunës në familje, tingujt dhe vargjet e këngës kapërcejnë kufijtë dhe kërkojnë nga çdo burrë dhe djalë në botë të bashkohet me gratë dhe vajzat për çrrënjosjen e dhunës në familje, kësaj sëmundjeje të të gjithë rruzullit.”armanda shtembari/Oranews.tv(Mesazhi i postuar nga PNUD në Fb)PNUD