Durrës, atentat në rrugën e plazhit, ekzekutohet “Tixhja”, ortaku i Xhemal Çelës

Durrës – Një atentat me breshëri automatiku ka ndodhur sot, rreth orës 10:40 në zonën e plazhit në Durrës, të njohur si zona e hekurudhës.Viktimë ka qënë 49-vjeçari, biznesmeni i ndërtimit Kujtim Dyrmishi, ortaku i Xhemal Çelës, vrarë me shpërthim eksplozivi në 24 janar 2014 po në zonën e plazhit, jo shumë larg vendngjarjes së sotme.Vrasja e Dyrmishit ka ndodhur në makinën e tij me targa italiane DP 411 VF nga tre vrasës të maskuar, që kanë pritur që ai të hyjë në makinë pasi ka dalë nga një dyqan dhe e kanë goditur me breshëri nga xhami i përparmë.Goditja është bërë nga një distancë e afërt, që përforcon dyshimet e policisë se ata kanë dashur ta vrasin me çdo kusht.Vrasësit kanë qënë të maskuar dhe lëviznin me një Benz gri me targa të Kosovës. Kur kanë goditur me breshëri,  kanë zbritur nga makina për ta qëlluar dhe më pas janë larguar në unazë.Sipas korrespodentit të "Ora News" në Durrës, Llambi Kallço mendohet se vrasja është kryer nga profesionistë dhe duket e mirëmenduar.Policia ngritur postblloqe jo vetëm në zonën e Durrësit, por deri në Tiranë dhe është treguar e rezervuar për të dhënë detaje pa përfunduar hetimi.Ora 12:17 Gjendet makina dhe armët e vrasësve të DyrmishitGjendet makina e autorëve të vrasjes, e braktisur në aksin Tiranë - Durrës, pranë fshatit Shënavlash.Brenda saj, policia ka gjetur edhe tre armë: dy janë automatikë "Scorpion" dhe e treta, armë e një lloji tjetër.Makina ishte fshehur poshtë mbikalimit dhe mendohet se autorët janë larguar nëpërmjet autostradës. Makina e autoreve ishte me targa 01204ks dhe ajo është marrë nga policia për ekspertizë.[caption id="attachment_283791" align="alignnone" width="640"]Në foto: Makina e autorëve të vrasjes duke u transportuar Në foto: Makina e autorëve të vrasjes duke u transportuar[/caption]Ora 13:00 Policia zbulon: Tre autorë të maskuar realizuan vrasjenBurime nga policia thanë për 'Ora News" se kanë qënë tre persona që kanë realizuar vrasjen e Dyrmishit, të tre me maska.Brenda 6 muajsh, vriten te dy ortakëtKësisoj, brenda 6 muajsh, vriten të dy krerët e firmës së ndërtimit nga autorë, ende anonimë dhe shkaqe, ende të pazbuluara.Dyrmishi ishte ortak me të biznesmenin e ndjerë, Xhemal Çela, i cili u vra më 24 janar 2014 me shpërthim eksplozivi, vendosur në makinën e tij.Xhemal Çela, 48 orë pasi u hodh në erë bashkë me makinën e tij, vdiq në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve të rënda. Pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale, ai ra në koma dhe nuk u përmend më.Edhe Çelës iu bë atentat me lëndë shpërthyese ndërsa udhëtonte me makinën e tij në zonën e plazhit në Durrës. Pas shpërthimit, makina e tij u përfshi edhe nga flakët, duke ia rënduar edhe më tej gjendjen.(Video: Ja se si u vra Xhemal Çela, ortaku i Kujtim Dyrmishit)ar.sh/Oranews.tv