Replika në distancë, Manjani: Qëndrim personal;Kadeli: S’je pjesë e grupit të LSI
Tiranë- Reagimi i parë ndaj deklaratës së deputetit të LSI-së, Gjovalin Kadeli, ka ardhur nga përfaqësuesi i kësaj partie, por edhe i ekzekutivit, Ylli Manjani. Zv/ministri i Transporteve e konsideroi deklaratën, mendim personal.“Nuk mund të ndaloj asnjë komentues në politikë ose jo që të shprehhë kënaqësitë apo pakënaqësitë që ka me raste të caktuara apo me Ministra të caktuar. Duhet të dimë të dallojmë qëndrimin pesonal, nga ai politik. Si nënkryetari i LSI ju them se LSI është e angazghuar 24 në 24 në përbërje të qeverisë aktuale për të përshpejtuar axhendën e integrimit. Kjo është shumë më e rëndëishme sesa komentet që bëhen mbi persona. Është në historinë e LSI që të mos e personalizojë politikën, kjo është shumë e rëndësishme. Nuk ka ndryshuar asgjë në kursin e LSI-së” tha ManjaniPor mori menjëherë përgjigjen e Kadelit, i cili deklaroi se është qëndrim i 12 deputetëve, ndërsa e sheh të pavend ndërhyrjen e Manjanit, duke mos qënë pjesë e grupit parlamentar të LSI.