Athinë, vritet në atentat 38-vjeçari shqiptar, dyshohet larje hesapesh

Athinë-Një shqiptar, person i skeduar nga policia greke për larje hesapesh,  është vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në të gdhirë e premtja  në rrugën 'Leontiou' në lagjen 'Neo Kosmo'Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është vrarë në hyrjen e një pallati.  Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë.Policia e kryeqytetit grek ka nisur hetimet për vrasjen ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se 38 vjeçari ishte me precedent penal dhe vrasja e tij mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.