Familjarët e viktimave të "Malaysia Airlines" marrin dëmshpërblim
Familjarët e pasagjerëve të avionit të zhdukur "Malaysia Airlines" kanë nisur të marrin dëshpërblimin financiar fillestar prej 50 mijë dollarësh, pas tragjedisë së 8 marsit. Deri më tani 6 familje malajziane dhe 1 familje nga Kina, kanë marrë shumën e parave ndërsa ata kanë kërkuar nga 175 mijë dollar secili, pretendim që sipas kompanive të sigurimit ju takon me të drejtë.Avioni i fluturimit MH370 u zhduk më 8 mars, ndërsa fluturonte nga Kuala Lampuri drejt Pekinit dhe ende sot asnjë gjurmë e avionit nuk është gjetur. Zv/ministri i jashtëm i Malajzisë, Hamzah Zainudin ka deklaruar se ende qeveria malajziane nuk e ka shpallur zyrtarisht avionin të humbur."Nuk mund të flasim për pagesë të plotë, do të duhet të presim për të shpallur krejt të mbyllura kërkimet dhe çështjen e tragjedisë së avionit" tha ai.Kompania e sigurit të "Malaysia Airles", një konsorcium i drejtuar nga Gjermania "Allianz", po merret me pagesat e dëmshpërblimit. Por shumë familje kanë refuzuar ti marrin ato pasi sipas sipas tyre, nëse pranojnë para, atëherë pranojnë edhe se të afërmit kanë vdekur dhe se kjo çështje mbyllet me kaq. Ndërkaq një grup familjarësh, të mbledhur bashkë, kanë arritur të grumbullojnë shumë 5 milionë dollarë, për të investiguar privatësisht zhdukjen e avionit.Ekspertët australianë vijojnë vëzhgimet dhe kërkimet mbi sipërfaqen e detit, sërish mbi ujërat e Oqeanit Indian, mijëra milje në jug-perëndim të qytetit Australian, Perth./nzh/oranews online/