Zhdukja e avionit “Malajzia MH370”, fillon dëmshpërblimi për familjarët

Familjarët e pasagjereve të zhdukur në aeroplanin e Malajzisë kanë filluar të marrin pagesat fillestare të dëmshpërblimit prej 50,000 dollarë.Deri më tani gjashtë familje malajziane dhe një familje kineze kanë marrë paratë. Të afërmit e 239 pasagjerëve të zhdukur mund të pretendojnë deri në 175,000 dollarë secili.Zëvendës ministri i jashtëm malajzian Hamzah Zainudin theksoi se qeveria nuk e ka shpallur ende avionin e humbur."Duhet të mbyllet si proçes dhe më pas të bëhet dëshpërblimi i plotë, sepse kjo është një çështje e hapur," tha ai.Siguruesi i “Malajzia Airlines”, një konsorcium i udhëhequr nga Allianz Gjermanisë, është duke bërë pagesat e familjarëve.Avioni MH370 u zhduk më 8 mars duke fluturuar nga Kuala Lumpur në Pekin. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të avionit.Shumë nga familjarët refuzojnë të pranojnë se të afërmit e tyre mund të kenë të vdekur.