Konflikti në Irak, Obama: Iraku ka nevojë për ne
Militantët islamikë në Irak kanë arritur të marrin nën kontroll edhe 2 qytete të tjera, duke forcuar kështu pozitat e tyre e duke kërcënuar se do të zhvendosen në drejtim të Bagdadit. Ata kanë arritur të avancojnë në Saadiya dhe në Jalawla, në provincën e Diyala dhe rrethuan të dyja qytetet pasi forcat e sigurisë braktisën pozicionet e tyre.Tashmë Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë të gjitha mundësitë, përfshirë edhe një ndërhyrje ushtarake, për të ndihmuar Irakun. Aksioni i sotëm i militantëtve islamikë të grupit ISIS, vjen pas marrjes së kontrollit në qytetet Mosul dhe Tikrit. Ndërsa kanë kërcënuar se objektivi i tyre është kryeqyteti dhe rajonet e tjera me shumicë Shiite muslimane, të cilët i konsiderojnë si muslimanë të pabesë.Sipas diplomatëve në Shtëpinë e Bardhë, nëse ISIS, Kryengritësit e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, arrijnë të mbajnën nën kontroll gjatë qytetin e Mosulit dhe konsolidojnë prezencën e tyre atje dhe në qytetet e tjera, ky do të ishte një hap i madh në objektivat e saj për të krijuar një shtet islamik që do të mbyste Irakun dhe Sirinë. Ky më pas, do të ishte edhe akti më domethënës i një grupi xhihadist që kur Al Kaeda sulmoi shtetet e bashkuara në 11 shtator 2001. Madje, një lëvizje e tillë, do të mund të conte më pas edhe në një ndryshim kufijsh me Britaninë dhe Francën, të vendosur në Lindjen e Mesme një shekull më parë. Nga sulmet e ISIS, kërcënohen përvec Irakut dhe Sirisë, edhe Irani, i cili ka shumicë të muslimanëve shiit dhe është në kufi me Irakun.Sipas burimeve ende të pakonfirmuara, një ditë më parë forcat ushtarake irakiane kanë nisur një sulm në Mosul dhe Tikrit, duke shënjestruar militantët. Një ditë më parë, presidenti Obama tha se po shqyrtohet çdo mundësi ndërsa pak orë më vonë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney, ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave në Irak.Iraku kërkon avion pa pilot nga SHBA për të luftuar terroristët, por një kërkesë e tillë është refuzuar deri më tani nga administrata Obama. Kryeministri Nuri Al Maliki u zotua të luftojë kundër rebelëve dhe tha se do të ndëshkojë trupat dezertuese./nzh/oranews online/