Armir Shkurti kritikë ndaj medias e policisë, "vetvrasje në kushte depresioni", emërtim i gabuar

“Policia e shtetit dhe  bën një vepër të madhe kriminale kur emërton çdo vetvrasje si vetvrasje “në kushte depresioni”.Armir Shkurti i “Alarm”, risjell në vemendje rastin e studentës 23 vjeçare që u vetëhodh nga kati i 17 i kullës “Sky Tour”.Ai kritikon median për titujt e vendosur dhe denoncon mungesën e etikës për marrjen e fotove nga rrjeti social facebook.“Pjesa e kalimit në botën tjetër në vendin tonë është ku thërret qameti”, tha ai.Moderatori i “Ora News” tha se depresioni diagnostikohet për së gjalli, pasi nuk është infarkt.“U tha se ngeli në provim, kjo nuk është arsye për tu vetvrarë. Kush e vërteton që ishte në provim, pasi mund të ishte e mërzitur, por as shkaqet e hetimit nuk u hetuan”, tha ai.“Alarm” nuk lë pa denoncuar as mjekët specialist të cilët lanë 40 minuta në trotuar 23 vjeçaren, duke e shpallur të vdekur vetëm me një matje pulsi, pa kaluar 24 orë.Ai nuk la pa përmendur rastin e Kosovës, ku një i ri i Vetvendosjes vret veten duke u vethedhur nga kati igjashtë, por që media e raporton si vetvrasje të mistershme.Shkurti ironizon me rastin e një qeni të antidrogës, në vitin 1997, i cili pasi ra nga kati i dytë u tha: vetvritet qeni në kushte depresioni.