Kate Middleton, ikona e bukurisë britanike për 2012
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2012, 14:03
Princesha britanike Kate Middleton është votuar nga qytetarët e këtij vendi si ikonë e bukurisë për vitin 2012.Në vendin e dytë është renditur Nicole Scherzinger, ndërkohë që motrës së princeshës, Pippa Midlettone i ka rënë shumë popullariteti dhe renditet vetëm e gjashta.Dukesha e Cambridget Kate admirohet nga rreth 27 përqind e votuesve për sharmin saj, pamjen natyrore të grimit, si dhe mënyrën e rafinuar të modës. Ajo e merr këtë çmim vitin e dytë radhazi.