Konfirmon shtatëzaninë

Jessica Simpson konfirmon zërat që qarkullonin prej disa kohësh për faktin se ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë, ndërkohë që ka vetëm 7 muaj që ka sjellë në jetë vajzën e saj.Këngëtarja 32 vjeçare, e cila është e martuar me Eric Johnson, postoi në rrjetin social Twitter  një foto të vajzës së saj 7 muajshe Maxwell e ulur në kopsht, ndërkohë që pranë saj ishte shkruar: "Motra e madhe".Shënimi konfirmon thashethemet që qarkullonin prej kohësh rreth këngëtares, e cila sapo kishte arritur të hiqte kilet e shumta që shtoi pas shtatzënisë së parë, falë një diete shumë strikte.