"Whitney Houston është vrarë nga trafikantët e drogës"

Sipas mjeko-ligjorit që vërtetoi se vdekja e këngëtares të njohur Whitney Houston erdhi për shkak të mbytjes në vaskën e një hoteli në Beverli Hills pasi në trupin e saj janë gjetur disa lloj barnash dhe droge që Houston kishte pirë më parë. Por të gjitha këto tentojnë të mos jetë shkaku i vërtetë që çoi këngëtaren amerikane në vdekje.Sipas gazetën “Daily mail”,  një video shokuese  dëshmon se këngëtarja Whitney Houston u vra, dhe pretendohet ta ketë në zotërimin e tij një detektiv  privat në Hollywood.Paul Huebl thotë në mediat në SHBA  se ka dorëzuar materialin në FBI, ku në video sipas zbulimeve të tij shfaqen dy burra të paidentifikuar të cilët njihen si  tregtarë të drogës duke e vrarë atë.Ndërsa detektivi Huebl shton se  dy personat u panë në hotelin  ku banonte Houston në Beverly Hilton, dhe qëllimi i vizitës së tyre ishte që të merrnin  paratë që u detyrohej për drogën që kishte marrë  këngëtarja, një borxh prej 1.5 mil $ .Gjithashu sipas detektivit, një ditë para vdekjes së saj, këngëtarja kishte  marrë një sasi të madhe kokaine në dhomën e saj.Më 11 Shkurt, ditën e vdekjes së saj, ylli amerikan ishte vetëm në dhomën e hotelit për 45 minuta. Huebl argumenton se ato në ato minuta tregtarët e drogës e kanë vrarë atë dhe shton se informacionet  që ka  mund ta vërtetojnë këtë ..