Fimi më i ri nga Kidman

Më 6 Janar Nicole Kidman do të xhirojë në Paris skena të filmit të saj të ri ku interpreton Grace Kelly, përkrah aktorit tjetër të njohur, Tim Roth.Filmi i shumëpritur me regji të Olivier Dahan, pas xhirimeve në Itali është spostuar në kryeqytetin francez për disa skena në qendër të tij.Stafi i producionit ka thirrur të paktën 140 dublues me karakteristika të caktuara, si për shembull që të kenë flokë natyrale për gratë.Punimet për "Grace of Monaco", pas xhirimeve në Bregun e Kaltër, Monako, Xhenova dhe Belgjikë, do të mbyllë kapitullin e tij në Paris.