Vdes aktori legjendar, Jack Klugman

Nëse nuk i kemi parë të gjithë filmat e tij, figura e aktorit Jack Klugman, mund t’ju kujtohet të gjithëve.Jack Klugman, ylli i filmave, ‘The Odd Couple' dhe 'Quincy,' ka vdekur në moshën 90 vjeçare. Aktori Klugman, karrierën e tij si aktor e ka filluar në vitin 1958 me filmin, '12 Angry Men'.Ai konsiderohej si legjende televizive, ndërsa rolet e tij më të mira të realizuara janë në filmat 'The Odd Couple’ dhe në 'Quincy,' Klugman ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Northridge. Në momentet e fundit të jetës prezent ka qenë edhe gruaja e tij, raporton Associated Press.