Sërish i dashuruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2012, 14:59
Ylli i filmit "The Mission Impossible" aktori Tom Cruise mesa duket ka rigjetur dashurinë dhe vetëm gjashtë muaj pas divorcit nga aktoria Kate Holmes, të cilët kanë edhe një vajzë të quajtur Suri.Thuhet se aktori të jetë dashuruar me një vajzë 26 vjeçe, pas një nate që ata kanë dalë sëbashku në një club francez në lagjen e kinezve në New York.Sipas revistës "In touch magazine" Tom e ka takuar brunen tërheqëse Cynthia Jorge në 18 dhjetor gjatë një darke që ai po hante në një restorant, ku vajza punonte si menaxhere e këtij restoranti.Disa zëra pranë aktorit shprehin se Tom është i magjepsur pas Cynthias.Dhe ditë pas dite ai e frekuentonte restorantin derisa të kontaktonte me vajzën brune.