Mashkulli me stilin më të mirë

Çdo vit, revista "GQ", ka përpiluar listën e personaliteteve të famshme që vishen më së miri, ndërsa në vend të parë gjendet agjenti 007, Daniel Craig.Daniel është gjetur në krye të kësaj liste falë stilit të tij prej xhentëlmeni, i njëjtë siç paraqitet në karakterin e tij si James Bond. I dyti në këtë listë është Zac Efron, derisa i treti me stilin më të mirë, është futbollisti David Beckham. Këtë vit në këtë listë kanë arritur të futen edhe Bruno Mars, Robert Pattinson dhe Justin Theroux.