Loja përfundoi

Lidhja Rihanna dhe Chris Brown duket e komplikuar për të gjithë pasi, të dy  shpesh herë bëjnë si të ndarë dhe herë shfaqen sërish bashkë.Rihanna ndodhej në Barbados së bashku me mikeshën e saj, por ajo u largua për një arsye të fortë dhe ajo ka vetëm një emër, Chris Brown.Të dy janë parë në Los Angeles duke parë një ndeshje basketbolli dhe duke flirtuar me njëri tjetrin në mënyrë të pandërperë.Përvec Rihannës dhe Chris këtë ndeshje e kanë parë edhe personazhe të tjerë të famshëm si Snoop Lion dhe Red Hot Chili Peppers.Lidhja e tyre ka bërë konfuz shumë njerëz pasi pak kohë më parë këngëtarja postoi në twitter "Të jesh beqare ta shpif" duke na lënë të kuptojmë se ajo nuk është më në një lidhje me Chris.E ndërkohë  ajo shfaqet ditën e Krishtlindjeve vetëm me Chris në Los Angeles dhe dukeshin mjaft të lumtur me njëri tjetrin.Por ajo që bie më shumë në sy është buzëqeshja e Rihannës, e cila është gjithmonë më e theksuar kur ndodhet pranë Chris Brown.