Fejohet me miliarderin nga Katari

Janet Jackson është fejuar me miliarderin nga Katari, Wissam Al Mana, njoftojnë mediet amerikane.Këngëtarja 46 vjeçare nisi lidhjen e saj me 37 vjeçarin në vitin 2009 pak kohë pasi u nda me të dashurin e saj prej shumë kohësh, Jermaine Dupri. Çifti e ka mbajtur romancën e tyre të fshehtë për shumë kohë dhe në fund të vitit 2011 thuhej se ata janë gati për tu fejuar.Sipas UsWeekly, Wissam i ka propozuar në fillim të kësaj jave."Wissam i dhuroi Janet-ës një unazë të madhe dhe të shtrenjtë. Ajo po frikësohet se mos po e humb prandaj po e mban me shumë kujdes", tha një burim i afërt me këngëtaren.Besohet se ata janë duke planifikuar të bëjnë dasëm në verë në Katar. Janet ka qenë e kurorëzuar edhe dy herë të tjera më parë.Fillimisht me James DeBarge me të cilin u martua në vitin 1984 por u ndanë vetëm pas një viti dhe pastaj u martua fshehurazi me producentin Rene Elizondo në vitin 1991. Ata u ndanë në vitin 2000. Sidoqoftë fejesën e Janet nuk e ka konfirmuar ende zëdhënësi i saj.