Më të mirët e 2012 për "The Sun"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2012, 13:11
Këngëtarja e re dhe shumë e talentuar shqiptare, Rita Ora, ka fituar një çmim nga revista më e madhe britanike, "The Sun", pas sukseseve të saj të jashtëzakonshme vitin që po lëmë pas.“The Sun” ka publikuar çmimet e britanikëve më të mirë të vitit në atë që revista quan "Bizzare Awards" dhe që është rubrika e showbizit. Rita radhitet në mesin e më të mirëve, duke fituar çmimin e artistit më të mirë të ri të vitit.Krahas Ritës që kanë fituar çmimin e "The Sun" janë Robbie Williams, që ka fituar çmimin e mashkullit më të mirë të vitit, ndërsa Emeli Sande është shpallur femra më e mirë e vitit.Sportisti më i mirë është shpallur Andy Murray, ndërsa filmi më i mirë i vitit sipas kësaj të përditshmeje britanike është "Skyfall".