Kate Winslet martohet
Kate Winslet, aktorja e njohur e filmit të famshëm "Titanic" u martua me të dashurin e saj Ned Rocknroll në një ceremony sekrete në New York.Zëdhëndësi i aktores deklaroi për mediat "Mund të konfirmoj se Kate u martua në fillim të muajit në një ceremoni private me dy fëmijët dhe miq të ngushtë"Çifti ishte i fejuar prej disa muajsh dhe tani ata i dhanë fund beqarisë së tyre duke u kurorëzuar në martesë.Edhe pse kjo nuk është martesa e parë për aktoren, pasi ajo martesën e parë e ka pasur me Jim Threapleton me të cilin ka edhe vajzën 11 vjeç Mia.Ndërsa martesa e dytë për Kate u bë në vitin 2003 me Sam Mendes, martesa e tyre u zhvillua në ishujt e Karaibeve dhe sëbashku kanë një djalë që quhet Joe.Prandaj kjo është martesa e saj e tretë.