Strategjia Kombëtare e Autizmit, Beqja: Do të ofrojmë një paketë financiare për shërbimin
Shqipëria do të këtë së shpejti një strategji kombëtare për sëmundjen e autizmit.Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha gjatë vizitës në Qendrën Rajonale të Autizmit në Tiranë se strategjia do të ndihmojë në evidentimin dhe përballimin e sëmundjes në moshat e hershme.“Ramë dakort që të mund të punojmë dhe bashkarisht për të çuar më tej punën për “Strategjinë Kombëtare të Autizmit, për të rritur sa më shumë shtrirje e depistimit të këtyre sëmundjeve në mosha sa më foshnjore, por edhe për tu përgatitrur ne, për të hartuar një paketë që këtë shërbim të mund ta financojmë nga Fondi Detyrueshëm i Sigurimit Shëndetoësor, dukë bërë të mundur që të këtë edhe më shumë insitutucione potenciale jopublike që mund të marrin përsipër ofrimin e këtij shërbimi”,tha Beqja.Ndërsa për drejtuesen e Fondacionit Fëmijët Shqiptare, Liri Berisha rëndësi të vecantë ka bashkëpunimi mes qeverisë dhe qendrave për trajtimin e sëmundjes.“Krijimi i një qëndre për të rritur, dhe kryesorja krijimi i paketës, bashkëpunimi midis qëndrës dhe shtetit për krijimin e kushteve sa më të mira finaciare për këto familje, tha zonja Berisha”.