Shëngjin, sinjalistika e re rrugore, gjatë këtij sezoni do të jetë më i disiplinuar për mjetet

Shëngjin-Për t’i paraprirë fluksit të pushuesve që i drejtohen Shëngjinit në këtë sezon turistik qyteti po pajiset me një sinjalistike të re rrugore.Kryetari i Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj ka deklaruar se me këto ndërhyrje do të ketë një disiplinim të qarkullimit rrugor dhe do të shmanget trafiku i rënduar gjatë sezonit.Nga ana tjetër Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Valentin Florini iu ka bërë thirrje drejtuesve të mjetëve që t’i respektojnë rregullat e qarkullimit dhe sinjalistiken rrugore e cila është vendosur në Shëngjin.Shëngjini ka nisur të frekuentohet masivisht që në fillim të këtij sezoni turistik, ndërsa fluksi i mjeteve sa vjen dhe shtohet ndaj dhe policia do të jetë e përqëndruar në këtë zonë për të disiplinuar lëvizjen e tyre.