Turqia thirrje Vatikanit: Na ktheni Babagjyshin
Çdo fëmijë në çdo kënd të botës e di se ku jeton Santa Klausi: natyrisht në Polin e Veriut.Por eshtrat e njeriut, që mendohet se ka qenë baza për figurën mitike të Babagjyshit të Krishtlindjeve, janë kthyer në një argument për betejë mes Turqisë dhe Vatikanit.Një arkeolog turk ka kërkuar që Vatikani që kthejë eshtrat e Shën Nikolas, Santa Klausit origjinal, për tu vendosur në vendin e tij të lindjes.Profesori Nevzat Cevik thotë se eshtrat e shenjtit të shekullit të tretë janë nxjerrë me forcë nga vendi në vitin 1087 dhe janë varrosur në Itali.Ai tha se eshtrat e tij duhet të varrosen në Demre, në vendlindjen e tij, një qytet në Antalia.Ai tha se kërkesa e tij nuk ka në qendër qëllimin për të shtuar turistët, por është një kërkesë njerëzore.Krishtlindja nuk festohet shumë në Turqi.