Ujësjellësi ndëshkon borxhlinjtë, UKD: Kush nuk paguan do t`i pritet uji
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2014, 15:59
Durrës - 1.7 miliard lekë ka shkuar borxhi i subjekteve dhe familjarëve ndaj ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve të Durrësit. Nisur nga kjo shifër e konsiderueshme, është ndërrmarrë një aksion për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, ku në fokus të ndërhyrjeve sot kanë qenë bizneset private.Inxhinieri i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, Nikolla Simaku, ka deklaruar se operacioni është përqëndruar në lagjen 1.Aktualisht jo vetëm që debia ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve është e lartë, por rreth 40 përqind e ujit të pijshëm shpërdorohet nga ndërhyrjet e paligjshme apo humbjet në rrjet, në një kohë që niveli i arkëtimit arrin shifrën e 68 %./nzh/oranews online/