Lindje e Mesme, Abbasi kërcënohet me shpërbërjen e AP-së

Presidenti i Autoritetit Palestinez (AP), Mahmud Abbas, është kërcënuar me shpërbërjen e Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe kalimin e përgjegjësisë për udhëheqjen e Bregut Perëndimor tek Izraeli, nëse nuk ka lëvizje përpara në vazhdimin e bisedimeve të paqes, pas zgjedhjeve izraelite më 22 janar.Këtë kërcënim Abbas e ka paraqitur në një intervistë për gazetaën izraelite Haaretz.Për më tepër se dy vite nuk ka pasur biseda domethënëse izraelito- palestineze për arritjen e paqes.Palestinezët kanë kërkuar ndaljen e të gjitha aktiviteteve izraelite për ndërtimin e vendbanimeve të reja në tokën për të cilën palestinezët pretendojnë për ta pasur në kuadër të shtetit të tyre të ardhshëm.Por, Izraeli ka shpallur ndërtimin e mijëra banesave, pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në muajin nëntor, ku statusi i palestinezëve në Kombet e Bashkuara u ngrit në “shtet vëzhgues joanëtar”.Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, që fuqishëm e mbështet aktivitetin për më tepër vendbanime, në masë të madhe parashihet të fitoj në zgjedhjet e muajit janar në Izrael.