Morsi nënshkruan kushtetutën e re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2012, 12:57
Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, ka nënshkruar në ligj kushtetutën e re, pas mbështetjes që ka marrë në referendumin publik.Rezultatet zyrtare kanë treguar se 63.8 për qind e votuesve kanë mbështetur kushtetutën, ndonëse pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët.Kundërshtarët vazhdojnë ta kundërshtojnë atë, duke thënë se nuk garanton të drejta universale dhe mbrojtje për gratë dhe minoritetet.