Indi, punëtorët e çajit djegin pronarin
Qindra punëtorë të një fabrike çaji në Indi i kanë vënë zjarrin banesës së shefit të tyre, duke djegur të gjallë atë dhe bashkëshorten e tij.Punëtorët e irrituar rrethuan shtëpinë njëkatëshe në Kunapathar, në veri-lindje të Indisë, pas dy javë bisedimesh të tensionuara me menaxherin.Policia tha se ngjarja ndodhi pasi menaxheri u kërkoi disa punëtorëve të largoheshin nga banesat e tyre. Autoritetet lokale thanë se rreth 700 punëtorë rrethuan banesën e menaxherët dhe i vunë zjarrin asaj.Dy makinave që ishin pronë e shefit të punëtorëve iu vu gjithashtu flaka. Trupat e vdekur u rekuperuan më vonë, pasi flakët ishin shuar. Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen.Një seri sulmesh të punëtorëve të plantacioneve të çajit drejt pronarëve janë verifikuar në vitet e fundit në Indi, ku gjysma e të ardhurave vjen nga rreth 800 plantacione çaji në Assam.