Egjipt, Vëllazëria Myslimane: Një rilindje për vendin

Mbështetësit e presidentit Mohamed Morsi i kanë kërkuar të gjithë egjiptianëve të punojnë së bashku pas miratimit të një kushtetute të re të diskutueshme.Lideri i Vëllazërisë  Myslimane mohamed  Badie tha se egjiptianët duhet "të fillojë ndërtimin e një rilindjeje për vendin. Më shumë se 60% e votuesve e mbështetën kushtetutën në një referendum, edhe pse vetëm një e treta e elektoratit ka votuar. Kritikët thonë se dokumenti favorizon islamistët dhe tradhëton revolucionin që rrëzoi  ish Presidentin Hosni Mubarak në shkurt 2011, pas gati 30 vjet të sundimit autoritar.Por u bë i ditur rezultati i referendimit dhjetëra protestues anti-kushtetutës zbarkuan në sheshin  kryesor të kryqytetit Kajro. Zgjedhjet parlamentare tani duhet të bëhen brenda dy muajve.Ndarjet politike që rrethojnë referendumin kanë çuar në pasiguri ekonomike.Të hënën, Banka Qëndrore  Egjiptit publikoi një deklaratë duke thënë se bankat kishin "likuiditet të qëndrueshme" për të mbrojtur të gjitha depozitat.Ndërkohë  Departamenti Amerikan i Shtetit iu bëri thirrje të gjitha palëve në Egjipt që të angazhohen "për të ndërtuar një proces gjithëpërfshirës për të negociuar dallimet e tyre.