Pakistan, përkujtohet Benazir Bhutto

Turma masive të simpatizantëve të Partisë së Popullit të Pakistanit janë mbledhur për të përkujtuar 5-vjetorin e vrasjes së ish-kryeministres Benazir Bhutto.Zonja Bhutto vdiq në një sulm me armë zjarri dhe bomba gjatë fushatës së saj zgjedhore në vitin 2007. Qindra mijëra persona kanë ngritur kampe në afërsi të shtëpisë së familjes Bhutto, në provincën Sindh.Evenimenti shihet si një gjurmë për nisjen e karierës politike të Bilawal Bhutto Zardari, djali i zonjës Bhutto dhe i presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zardari.24-vjeçari është diplomuar në Oksford dhe ka qenë kryetar i PPP-së që prej vrasjes së të ëmës në vitin 2007, por ka mbajtur një profil të ulët. Ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje derisa të mbushë 25 vjeç.Masat e sigurisë janë të larta teksa aktivistët, që mbajnë në duar portrete të zonjës Bhutto dhe babait të saj, po mblidhen në faltoren e qytetit të Larkanës.