Siri, dezerton kreu i Policisë Ushtarake Abulaziz al-Shalal

Duke denoncuar një ushtri që "është shndërruar në banda që vrasin dhe shkatërrojnë" kreu i policisë ushtarake siriane Abdulaziz al-Salal ka deklaruar dezertimin e tij si një tjetër goditje simbolike ndaj regjimit të Bashar al-Assad, i cili është një nga zyrtrët më të lartë deri më tani që i është bashkuar kryengritjes kunder rregjimit sirian.Gjenerali Al Salal njoftoi largimin e tij me një video te postuar te mërkurën në YouTube. Ndërsa është e paqartë se kur ndërroi anën ,sipas burimeve të pakonfirmuara ushtaraku është arratisur në Turqi.Tradhtine e Abdulaziz-Salal e ka konfirmuar regjimi sirian, citon Reuters në burimet e saj, e cila u përpoq të minimizoj lëvizjet e al-Salal-it."Kreu i Policisë Ushtarake në të vërtet dezertoi, por ai do të dilte në pension muajin e ardhshëm dhe iku vetëm qe të luajë hero " thonë ata. Ndërsa burimet e BBC flasin për një bashkëpunim të Al-Salal-it me rebelët."Ushtria ka shkatërruar qytete dhe fshatra dhe ka kryer masakra kundër popullsisë së paarmatosur që dolën në rrugë për të kërkuar lirinë," thotë në video al-Salal. Ndërsa ne fund të videos ai e mbyll më tri fjalë "Rroftë Siria e lirë"!Ndërkohë dhuna civile vijon në provincën Raaka, ku nga bombardimet kanë humbur jetën 20 persona, ndër ta 8 fëmijë, raporton Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.Organizata ka publikuar videon që supozohet të jetë e viktimave, duke treguar njolla gjaku dhe trupa të mbështjellur me batanije.