Japonia zgjedh kryeministrin e ri, rizgjidhet për një mandat të dytë Shinzo Abe

Dhoma e Ulët e parlamentit japonez mandatoi Shinzo Aben për të formuar kabinetin e ri qeveritar.Liberal-demokratët dhe aleatët zotërojnë mazhorancën prej 2/3 në parlamentin japonez të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në fillim të këtij muaji. Partia Demokratike e udhëhequr nga Yoshihiko Noda humbi terren elektoral dhe u detyrua të tërhiqet nga pushteti muajin e fundit.Shinzo Abe, 58 vjeç, stërnip i një ish-kryeministri dhe djali i një ish-ministri të Jashtëm, premtoi gjatë fushatës elektorale se do të mbajë një qendrim më të ashpër ndaj Kinës sa i takon cështjes së sovranitetit të një grupi ishujsh të pabanuar në Detin e Kinës Lindore.Abe trumpetoi gjithashtu edhe nevojën e rishikimit të Kushtetuës së vendit duke hequr disa nene të mbetura që pas Luftës së Dytë Botërore, që “e detyrojnë Japoninë” të qendrojë një shtet paqësor. Pekini shprehu shqetësimin për rikthimin në pushtet të konservatorëve dhe i bëri thirrje liderit të tyre që të ndërmarra “hapa praktikë dhe realë” për të zgjidhur këtë cështje.Përbërja e qeverisë së re:Ish-kryeministri i Japonisë Taro Aso merr përsipër Ministrinë e Financave në qeverinë e re të Shinzo Abe, përbërjen e së cilës njoftoi zëdhënësi i qeverisë.Ace do të ndërmarrë për të trajtuar deflacionin dhe problemin e të fortit, dy nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet ekonomia japoneze.Sipas Ministrisë së sapoformuar për rimëkëmbjen ekonomike u emërua shef ish ministri i Tregtisë Akira Amari 63 vjec, i cili do të kryesojë dhe në Këshillin Ekonomik dhe politikave Fiskale (CEPF) dhe politikani veteran  Tosimitcu Motegy merr Ministrinë e Tregtisë.Sekretar i Mbrojtjes emërohet deputeti Icunori Onontera, 52 vjeç, i cili ishte zëvendës ministër i jashtëm në qeverinë e parë të Abe në vitin 2007. 55-vjeçari Fumio Kisinta u emërua Ministër i Jashtëm.