Nelson Mandela largohet nga spitali

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka dalë nga spitali, por do të vazhdojë të mjekohet në shtëpinë e tij në Johanesburg derisa të rekuperohet plotësisht.Lajmin e ka bërë të ditur zyra e presidentit aktual afrikano-jugor, Jacob Zuma, përmes një komunikate për shtyp.Zoti Mandela, 94 vjeç, u shtrua në spital 18 ditë më parë për t’u mjekuar për një infeksion në mushkëri.Mandela jeton në Kunu, një fshat rural në provincën e Kepit Lindor, ku ai thotë se ka kaluar ditët më të lumtura të fëmijërisë së tij. Ai u tërhoq nga jeta publike në vitin 2004 dhe që atëherë është shfaqur rrallë herë në publik.