Afganistan, tre të vrarë nga një sulm me bombë

Tre persona janë vrarë nga një sulm vetëvrasës me bombë në qytetin juglindor Khost, afër kufirit të Afganistanit me Pakistanit.Sulmi ka ndodhur jashtë bazës ushtarake amerikane Chapman.Zyrtarët thanë se sulmuesi nuk ka mundur të depërtojë në bazën ushtarake.Shefi i policisë në Khost të Afganistanit, Abdul Qayoom Baqizoi, tha nga sulmi janë vrarë tre punëtorë afganë dhe dy të tjerë janë plagosur.Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Mujahid, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm në emër të militantëve.Është hera e dytë që kjo bazë ushtarake vihet në shënjestër të militantëve. Para tre vitesh në këtë bazë u vranë shtatë punëtorë të agjencisë CIA, në sulmin për të cilin ishte fajësuar një agjent i dyfishtë i ndërlidhur me Al-Kaedën.