SHBA, Hillary Clinton rikthehet në zyrë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, pritet që javën e ardhshme të kthehet në punë, pas tre javë mjekimi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit.Një zëdhënës i zonjës Clinton tha se ajo po vazhdon të mjekohet në shtëpi, por javën e ardhshme do ta vazhdoj punën në zyrë. Këtë javë ajo nuk do të ketë aktivitete.Zyrtarët dhe mjekët thonë se zonja Clinton kishte marrë një virus gjatë turneut të saj në Evropë, në fillim të këtij muaji, kui kishte rënë të fikët, ishte rrëzuar dhe kishte rënë me kokë.Sëmundja e detyroi atë që të anuloj një udhëtim përtej oqeanit dhe nuk u paraqit në një dëgjesë në Kongres.Pritet që në fillim të vitit 2013, Hillary Clinton, do të tërhiqet nga posti i saj i sekretares amerikane të shtetit.