I ftohti në Rusi, njerëzit braktisin shtëpitë
Vala e të ftohtit që ka përfshirë Rusinë që prej 10 ditësh ka marrë 123 jetë njerëzish. Tempermometri në Moskë ka shënuar minus 30 gradë Celsius, ndërsa në lindje të Siberisë edhe në minus 60."Që nga nisja e të ftohtit, kanë humbur jetën 123 njerëz nga hipotermia dhe ngrirja", kanë bërë të ditur autoritetet spitalore për agjencinë Interfax.Ndërkohë më shumë se 833 persona janë në spitale nga hipotermia. Disa rajone të Rusisë janë mbuluar nga dëbora. Fenomen ky që ka detyruar shumë banorë të braktisin shtëpitë e tyre të acarta dhe të strehohen në shkollat publike dhe spitale.Me dhjetëra pastruese dëbore dhe automjete të rënda u përfshinë në pastrimin e rrugëve, por në shumë zona dëbora ka arritur deri në 5 metra.Nëpunësit e shërbimit të emergjencës po përpiqen të rregullojnë ngrohjen qëndrore, ndërsa autoritetet vendore kanë dërguar në zonat e thella një aeroplan me ngrohëse dhe gjeneratorë elektrikë.