Sezoni turistik, Rama: Jo më plazhe me plehra e 100 % të zaptuar nga privati
Tirane- Kryeministri Rama u ka premtuar hapësira publike shqiptarëve në plazhe duke u kërkuar autoriteve lokale që të zhdukin fenomenin e zaptimit 100% nga private.Duke prezantuar strategjinë e sezonit turtistik, shefi i qeverisë nuk kurseu me kritika të ashpra as për drejtuesit e pushtetit vendor në zonat bregdetare që janë të gjithë të zgjedhur socialistë.“Nuk do të ketë asnjë plazh ku ligjin 100 % do ta marrë privati” tha Rama i pranishëm në konferencën për prezatimin e planit të masave të sezonit turistik."Do t’i japim fund zabtimit të plazheve që marrin me qira plazhe dhe bëjnë prej vitesh që mos ketë asnjë metër plazh publik në Shqipëri. Kjo do të marrë fund, në kemi marrë një vendim në qeveri ku do të ndajmë territoret. Privati do të marrë një kontratë të drejtën për të shfrytëzuar një pjesë të kudratit ku do të mbajë. Ndërkohë që historia që një shqiptar që duhet të shkeli rerë dhe det duhet të paguajë do të marrë fund.Në nuk do të tolerojmë asnjë. Plazhët janë të popullit shqiptar dhe janë të çdo shqiptari pa detyrime për të paguar para për tu futur në det", u shpreh Rama.Duke mos dashur të përsërisë paraardhësit me premtime të vapës, kryeministri Edi Rama i ka premtuar shqiptarëve masa normale në sezonin turistik duke lënë mënjanë çudirat.Rama: Nuk premtoj çudira për sezonin turistik“Nuk do të kaloj në tone tradicionale të festës, nuk besoj se ka ndonjë gjë për të festuar për qeverinë kryeministrin siç ka qenë tradita dhe as nuk do të prmtoj çudira ashtu siç nuk premtun edhe ministrant parafolës. Sa herë fillon vapa është bërë zakon që qeveria premton çudira, por për ne ky sezon fillon si një sfidë, për një cilësi të turizmit në vend”Rama: Ushtria s'është ndërmarrje pastrimi, operacioni ndërgjegjësues“Ky sezon fillon si një sfidë e parë lidhur me një qasje të re dhe cilësi të turizmit në vend. Nuk është meritë e asnjë qeverie që turizmi funksionon falë gjithë bujarisë që ka pasur zoti me këtë vend të bekuar. Ne kemi nisur punën kohë më parë pastrimin dhe çlirimin e territorit nga plehrat. Pastrimi dhe pastërtia do të jenë fjala kyçe e këtij sezoni.Operacion nga ushtria për pastramin e territorit të plazhit, është edhe një operacion ndërgjegjesimi. Sot FA janë të justifikuara dhe të respektuara të marrin pjesë në një operacion të tillë, sepse emergjenca e plherave është njësoj si ajo e përmbytjeve. Kemi pasur një qeveri që nuk i bëntë përshtypje prania e plehrav, por ndiheshin mire mes plehrave. Ushtria nuk do te jetë për tu kthyer në një ndërmarrje pastrami, por për të dhënë një mesazh të qartë se jo vetëm mund të mbajmë plazhet të pastra, por për ta bërë pastrimin një histori suksesi. Papastërita sjell një dëm të madh për ekonominë e turizmit tonë.”Rama: Fund zabtimit të plazheve në bashkëpunim me kryetarët e komunave“Njësitë e pushtetit vendor që kanë të bëjnë me administrin e plazhit ta mbajnë parasysh mirë për të mos pasur konflikt të natyrës që mund të përfundojnë në prokurori. E drejta e administrimit të plazhit i takon atij që ka bërë investime. I pari që duhet pyetur është ai që ka investuar. Në rast se nuk e dëshiron ta marri ai me qira atëhere të tjerë mund ta marrin. Këtu mbaron edhe histori e zabtimit të territorit, në bashëkpunim me kryetarin e komunës.”Tahiri prezanton planin e masave: Stacione policore në zonat e plazhitNë kohën kur sezoni turistike është çelur, Ministria e Brendshme ka prezantuar planin e masave për t’i ardhur në ndihmë shmangies së problemeve që mund të shfaqen gjatë sezonit turistik. Në një konferencë Ministri Saimir Tahiri në praninë e Kryeministrit Rama, Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni dhe ministrirave të tjerë të kabinetit ka bërë publike planin që ministria ka marrë.Sipas Tahirit shërbimi i Policisë së Shtetit do të jetë në gadishmëri të pushuesve. Tahiri ka shpjeguar se si do të funksionojë kujdesi në zonat turistike duke vënë në dispozicion forca më të shumta policie, duke ngritur edhe stacione policore të përkohshme. Tahiri ka deklaruar se do të merren masa në akset rrugore nëpërmjet patrullimeve duke shmangur edhe trafikun.“Do të merren masa në akset rrugore të cilat drejtohen në zonat turisitike. Do të kryhet nëpërmjet patrullimit në rrugët kryesore rrugore monitorimi dhe drejtimi i trafikut duke krijuar lehtësi për qytetarët duke parandaluar aksident. Shërbimi i rendit dhe i qetësisë publike në zonat turistike është parashikuar duke rritur numrin e policëve që do të shërbejnë në zonat turistike por edhe duke riorganizuar dhe funksionimin e stacioneve policore me stacione policore të përkohshme në disa plazhe të cilat deri dje nuk ishin stacion policor. Këto do të jenë me personel të përkohshëm që do të ofrojnë shërbim e sigurisë dhe rendit publik”, tha Tahiri.Tahiri u shpreh se "këtë sezon turistik parashikojmë një fluks turistik të huaj e shqiptarë rreth 3.5 milionë qytetarë, sidomos në periudhën 1 korrik-15gusht".