Pr.ligji për mbrojtjen e informatorëve, Çuçi: Të nis zbatimi i tij
Në Ministrinë e Drejtësisë është diskutuar sot pr.ligji për mbrojtjen e informatorëvë që denoncojnë korrupsionin.I pranishëm në diskutim ka qënë zv Ministri i Drejtësisë Idlir Peci dhe Ministri i Shtetit Bledi Çuçi, njëkohësisht, koordinator kombëtar i Luftës ndaj Korrupsionit.Çuçi sqaroi detajet e draftit dhe tha se ky ligj duhet të bëhet i zbatueshëm dhe të mos rrezikojë të mbësë në lëtër.“Ky është një ligj, një legjislacion që nevojë për konsultime të gjera. Nuk mjaftohet thjeshtë hartimi, miratimi dhe krijimi i mekanizmave në ligj, për mbrojtjen e informatorëve. Ka rëndësi që ne të diskutojmë në mënyrë të gjerë që institucionet dhe qytetarët ta përthithin parapraktisht këtë si instrument, në mënyrë që kur ai të hyj në fuqi të jetë i zbatueshëm, sepse rrezikojnë që këto lloj legjistlacionesh të mbesin thjeshtë në letër dhë të mos jenë të zbatueshme. Sidomos në shoqëri të tilla si shoqëria shqiptare, që korrupsioni është kthyer në një fenomen sh shqtësesues në të gjitha sektorët e jetës. Mos të nxitohemi me miratimin e legjislacionit dhe ta quajmë punën e mbyllur dhe më pas të shohim si do eci zbatimi i këtij legjislacioni, -tha ai”.Ndërsa zv ministri i Drejtësisë Peci, theksoi se ky ligj deri më sot nuk ka qënë efikas dhe kërkoi zbatimin e tij më tej.“Ekziston një ligj që përbën një përpjekje për mbrojtjen e informatorëve, është vënë re që ai ligj deri më sot nuk ka funksionuar. Pra sot 7-8 vjet, nga bisedat që kemi pasur dhe kërkimet, kemi konstatuar që nuk ka qënë një ligj efikas ndaj u detyruam të ndërmarrim këtë inisiativë që po marrim dhe shpresojmë që të mos mbesë në letëer dhe që zbatimi të shkoj më tej, -tha Peci”.Fillimet e hartimit të pr.ligjit nga Ministria e Çështjeve Vendore, në bashkëpunim me ndërkombëtarët kanë nisur në 27 maj të këtij viti.Nisma “Hartimi i ligjit të informatorëvë dhe mbrojtjes së tyre në Sqhipëri”, nga Çuçi, Peçi dhe ambasadori hollandez Martin de la Beij, pati synimin të fuqizojë luftën kundër korrupsionit duke përmirësuar mekanizmat ligjore.Kjo nismë u mbështet nga ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë.