Ekspozita "Art kolor", mbledh fëmijët më të talentuar nga Berati dhe Tirana

Konkursi "Art kolor", i kthyer tashmë në një histori të suksesshme për botën e fëmijëve në artin e pikturës, ka organizuar këtë vit kompeticionin e përvitshëm.Fëmijëve të qytetit të Beratit i janë bashkuar këtë vit dhe fëmijë të talentuar nga kryeqyteti, të cilët kanë prezantuar krijimiet e tyre në konkursin, "Art kolor". Prindër, mësues e fëmijë, kanë ndjekur nga afër ekspozitën e fëmijëve, me një larmi ngjyrash e forma, që dëshmon faktin se ky qytet ka talente që me të drejtë janë vlerësuar dhe me çmime ndërkombëtare.