Lezhë, tregtarët 4 ditë "të ngujuar" në treg, 6 gra çohen në spital

Lezhë - Qëndrojnë prej 4 ditësh të izoluar në tregun e tyre pasi protestojnë ndaj tarifës që Tatimet kanë përcaktuar për regjistrimin e tyre si biznes. Janë 150 tregtarë të tregut të lirë në Lezhë, pjesa dërrmuese gra, që flenë dhe kalojnë gjithë ditën këtu, prej 4 ditësh. Lodhja dhe problemet shëndetësore kanë krijuar problemet e para për këta tregtare. Mbrëmjen e kaluar dy gra janë dërguar me urgjencë në spital pasi ju ka rënë të fikët.