Ahmetaj në Kinë, fton investitorët të menaxhojnë portin e Shëngjinit

Pekin- Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes fton investitorët kinezë të investojnë në menaxhimin e Portit të Shëngjinit.Ministri Arben Ahmetaj ndodhet për njëvizitë zyrtare në Kinë, pikërisht në provincën Ningbo e cila nga industria portuale përfiton të ardhura më shumë se 200 miliardë dollar në vit.Përmes një njoftimi për shtyp informohet se ministri Ahmetaj është takuar me autoritetet e provincës së Ningbo dhe me kryetarin e qeverisjes lokale Dr. Liu Chi.“Ministri Ahmetaj tha se kompanitë kineze në përgjithësi dhe ato nga provinca Ningbo janë të mirëpritura të vizitojnë Shqipërinë dhe të shohin mundësitë që ofron ajo, duke u ndalur veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Në mënyrë të veçantë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik vuri theksin në mundësitë e zhvillimit të porteve shqiptare, sidomos Porti i Shëngjinit, i cili është një ndër 3 portet më të thellë ne Mesdhe. Sipas ministrit Ahmetaj, eksperienca kineze në menaxhimin e porteve mund t'i shërbente shumë mirë porteve shqiptare, të cilat do të luanin një rol shumë të rëndësishëm për vendet e Europës Juglindore, si pika kapilare të transportit të mallrave drejt Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit,” thuhet nëNjoftimin për shtyp.Nga ana e tij, Dr. Liu Chi bëri një prezantim të shkurtër të qytetit Ningbo. Qyteti ka një sipërfaqe 900 km2 dhe popullsi prej 10 milion banorësh. Produkti i Brendshëm Bruto në vitin 2013 ishte 120 billion$ dhe GDP per capita 15,000 $. Ningbo i përket provincës së Zheijang, një ndër më të mëdhatë në Kinë. Ka një industri portuale shumë të zhvilluar, prej 496 milionë ton, duke zënë vendin e tretë në Kinë dhe vendin e katërt në botë (si dhe nga volumi i kontenjerit: 17,6 milion TUs, duke zënë vendin e tretë në botë). Të ardhurat nga kjo industri i sjellin provincës Ningbo më shumë se 200 miliardë dollar në vit.Z. Chi tha se është e rëndësishme intensifikimi i bashkëpunimin mes Ningbo dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe se sipërmarrës të ndryshëm të mëdhenj nga rajoni janë të interesuar për të parë mundësitë e investimeve që ofron Shqipëria, në sektorë të ndryshëm.Z. Chi falenderoi ministrin Ahmetaj për sugjerimet dhe prezantimin e Shqipërisë dhe tha se ky është vetëm hapi i parë, pasi prezantimi i Shqipërisë ndaj turistëve dhe biznesmenëve Kinezë dhe të Ningbos do të vazhdojë më tej.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes theksoi se qeveria është angazhuar për të sjellë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe përmirësim të jetesës se qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu ftoi z. Chi për të vizituar Shqipërinë me një delegacion sipërmarrësish dhe propozoi organizimin e një Forumi Biznesi në vjeshtë të këtij viti, propozim që u mirëprit më kënaqësi nga z. Chi.