Kukës, dëmtohet linja e ujësjellësit. Përgjysmohet sasia e furnizimit me ujë të pijshëm

Një nga linjat kryesore që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Kukësit, që nis që në burimin kryesor të ujit në Kolesian, është çarë duke ndikuar në përgjysmimin e sasisë së ujit që mbërrin tek konsumatori. E gjithë sasia e ujit, që destinohet për lagjet e qytetit, ka dalë në sipërfaqen e tokës duke përmbytur jo vetëm të mbjellat e banorëve, por edhe rrugët e lagjes Gjalicë, të fshatit Shtiqën. Sipas ekspertëve të ndërmarjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Kukës, çarja e tubacioneve tashmë është bërë një fenomen i zakonshëm pasi tubat nuk e përballojnë dot presionin e madh të ujit.